BotëTe gjitha

Momente nga samiti i NATO-s. Merkel sheh vëngër, Macron ‘ledhaton’ Trump-in


The Guardian ka publikuar fotot të bëra nga samiti i rëndësishëm i NATO-s me seli në Bruksel. Ata që shihen më së shumti janë kancelarja gjermane Merkel, presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri Edi Rama, presidenti francez Macron, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, kryeministri kanadez Trudeau, dhe të tjerë jo se janë më pak të rëndësishëm. Nga fotot vumë re disa gjëra: Merkel teksa shikon Trumpin vëngër, duket e mërzitur sigurisht nga komentet e Trumpit, ku i tha se Gjermania është rop i Rusisë. Nga ana tjetër, kryeministra britanike Theresa May i shtrin dorën Trump-it, por ai nuk ja ka kapur. U mësua keq kryeministrja, pasi në vizitën në SHBA, Trump nuk ja lëshoi. Ndërsa presidenti francez shihet teksa buzëqesh dhe i ka futur krahun, prap me Trumpin në fokus. Duket se i kanë pëlqyer retorikat e këtij të fundit. Shihni fotot më poshtë/Fotot nga The Guardian. Realizuar për Tiranapost.al Elisa Bajrami.