• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Rajoni Të gjitha

    Moment historik/ Nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Shqipëria firmos e para


    Moment historik për Maqedoninë, pasi nënshkroi protokollin për anëtarësimin në NATO, gjithashtu edhe përfaqësuesit e NATO-s, me Shqipërinë që hodhi firmën e para.  Nënshkrimi i këtij protokolli do i hapë dyert Maqedonisë, tashmë me emrin e ri Maqedonia e Veriut, që të bëhet vendi i 30-të si pjesë e Aleancës Trans-Euroatlantike. Mbledhja e Këshillit u zhvilluar në selinë e NATO-s në kryeqytetin belg, Bruksel dhe u shfaq live në faqen zyrtare të NATO-s në Facebook.

    Shefi i Nato-s Jens Stoltenberg tha se më 6 shkurt, pra sot shkruhet historia, por cili do jetë hapi i radhës? Protokolli për Maqedoninë në NATO, duhet ratifikuar nga parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, duke nisur nga Greqia dhe sipas zërave të deri tanishëm nuk ka asnjë pengesë.
    Kujtojmë se ishte marrëveshja, ose më saktë zgjidhja e ngërçit 30-vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin që i hapi rrugë anëtarësimit të vendit në NATO. Ndiqeni videon si më poshtë./ Copyright/ Tiranapost.al

    [WATCH LIVE] 🎥 Tune in to watch all NATO Allies sign ✍️ the accession protocol with 🇲🇰

    Publiée par NATO sur Mercredi 6 février 2019