• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Mogherini në prag të tetorit të negociatave (ose jo): Koha të tregohemi të mençur, do pendohemi nëse nuk sjellim Ballkanin në Europë


    Që pas deklaratës së Eduard Kukan i cili tha se Shqipëria ndryshe nga Maqedonia e Veriut ka ende për të bërë që në tetor të ketë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave, thirrjet nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, ende në detyrë Federica Mogherini kanë qenë të shumta. Herën e fundit ishte në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së kur tha se Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në, por aktualisht KE ende nuk ka një verdikt, dhe kjo gjë sjell rrezik për stabilitetin e Ballkanit.

    Ndërsa sot, Mogherini në konferencën e ambasadorëve të BE lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor foli disi më ashpër duke u kërkuar përfaqësuesve të vendeve të BE-së të veprojnë me mençuri.

    “Interes për të sjellë Ballkanin Perëndimor në BE. Ballkani Perëndimor në BE, në dobi të të gjithëve ne. Tani është koha që të tregohemi të mençur dhe nëse nuk e bëjmë do të pendohemi shpejt”. / Tiranapost.al. E.B

    Negociatat/ Mogherini: BE ende s’është gati për verdiktin dhe kjo situatë po minon stabilitetin në Ballkan

    Negociatat/ Kukan deklaratë pesimiste për Shqipërinë: Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë në vjeshtë, Shqipëria ka më pak gjasë

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690