SPORT

Moggi feston 80 vjetorin si drejtor i Partizanit

Lidhjen e Luciano Moggit me futbollin nuk mund ta ndërpresë askush. Ish drejtori i Juventusit, i akuzuar për skandalin Calciopoli prej të cilit ekipi torinez ra në kategorinë e dytë ndërsa shumë ekipeve të tjera iu hoqën pikë dhe iu vendosën gjoba, këtë 80-vjetor e feston sërish në botën e futbollit.

"Big Luciano" sot mbush plot 80 vjeç, por duket se nuk ka ndërmend të ndalet. I dënuar në Itali, Moggi ka gjetur një “dritare” siç është Partizani për të bërë lëvizjet e tij në merkato. Në fakt, edhe trajneri Sulejman Starova tha dje se presidenti Demi çelësat i ka lënë në dorë të italianit. Edhe në mediat italiane është komentuar lajmi se pavarësisht shumë proceseve gjyqësore, Moggi i cili në këtë 10 korrik hyn në dekadën e tetë të jetës, ka ende ambicien për të qenë fitues, por këtë herë në Shqipëri./Tiranapost.al