SPORT

Modric refuzon rinovimin e kontratës me Real Madridin

Modric refuzon rinovimin e kontratës me Real Madridin

Luka Modric thuhet se ka hedhur poshtë një ofertë të re për rinovimin e kontratës së tij me Real Madridin.

Mesfushori është fituesi i Topit të Artë në këtë vit duke mposhtur hegjemoninë e krijuar prej dhjetë vitesh nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Kështu, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i etur të rinovojë kontratën e yllit kroat.

Megjithatë, Modric thuhet se ka hedhur poshtë propozimin e parë të paraqitur nga drejtuesit e klubit mbretëror, sipas kryetarit të Okdiario, Eduardo Inda.

“Presidenti i ofroi atij dy vjet kontratë, por duke fituar të njëjtën gjë sa ai fiton tani, tetë milionë euro neto në sezon”.

“Modric kërkon që paga të rritet në 10 milionë euro dhe për momentin ka nuk ka marrëveshje”.

“Kam frikë se nëse Madrid nuk e rrit ofertën, nuk do të ketë marrëveshje”, deklaroi Inda.

Marrëveshja aktuale e Modricit me Real Madridin është valide deri në vitin 2020./XH.K