Lifestyle Te gjitha

Moderatorja e njohur tregon çelësin e suksesit dhe është kaq i thjeshtë! Apo jo?


Oprah Winfrey është një nga moderatoret dhe producentet më të njohura në botë, ndaj kur flet ajo ne mbajmë shënime. Ajo tregoi gjatë një samiti për ndarjen e eksperiencave një nga mësimet më të çmuara që ka mësuar në karrierën e saj të gjatë dhe të suksesshme: Njerëzit thjesht duan të ndihen se po i dëgjon.

“Gjatë ndërveprimeve tuaja, në punë, në shtëpi, me fëmijët, me shefin, me partnerët, të gjithë vetëm duan të dinë: ‘A është në rregull? A më dëgjove? Dhe a e bëre atë që të thash unë?’”, sqaroi Oprah.

Me fjalë të tjera, gatishmëria për të dëgjuar të tjerët dhe për t’u treguar se ajo që ata kanë për të thënë ka rëndësi është çelësi i suksesit, jo vetëm në punë, por në çdo marrëdhënie me njerëzit./ Tiranapost.al