Aktualitet

Modelja është shtatzënë dhe fëmijën e ka me burrin

Vajza e tyre sapo ka festuar 1-vjetorin dhe e kanë thuajse gati bebin tjetër. Modelja, Chrissy Teigen është sërish shtatzënë dhe lajmin e ka dhënë përmes një videoje. Vajza e saj dhe këngëtarit John Legend, Luna, ka treguar nga barku i së ëmës dhe kur prindërit e pyetën se çfarë ka aty, ajo u përgjigj: “Bebe”. Me shaka, por mbase edhe ironi ndaj atyre që flasin shumë e kot, Chrissy shkruan poshtë videos: “Është i John”.

[embed]https://www.instagram.com/p/BbxZhF5l2gn/[/embed]

Kujtojmë se kur sapo kishte lindur vajzën dhe doli për një darkë romantike me të shoqin, ndjekësit e kryqëzuan se e kishte lënë beben vetëm. U desh të ndërhynte mes një statusi të gjatë John, e të sqaronte se e kishte ftuar ai për të mos qëndruar e mërzitur në shtëpi dhe e mbyllur brenda pas lindjes. Kështu që Chrissy iu përgjigj tani me terezi.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]