Aktualitet

Modeli kanadez edhe në Shqipëri/Ish kryetari i KQZ-së ka një propozim të ri për zgjedhjet

Modeli kanadez edhe në Shqipëri/Ish kryetari i KQZ-së ka një

“Do të ishte një formulë tjetër. Tëjetë komisioneri i lartë për zgjedhjet. Të zgjidhet me konsensus, kjo do ta bënte procesin zgjedhor, institucionin e besueshëm nga të gjitha palët, kjo rrjedhimisht do të sillte edhe besim më shumë në procesin zgjedhor”.

Ish-kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka propozuar që zgjedhjet në Shqipëri të administrohen nga një kryekomisioner i zgjedhur në mënyrë konsensuale.

Pas reformës zgjedhore edhe Komsioni Qendror i Zgjedhjeve po hyn në një ngërç, pasi partitë politike ende nuk kanë bërë të ditur emrat të cilët do të zëvendësojnë katër anëtarët, të cilëve ju përfundon afati me 18 Tetor. Për të dalë nga kjo krizë ish-kryetari i KQZ propozon që në krye të KQZ të zgjidhjet vetëm një kryekomisioner me konsesuse politik, model ky i ndjekur nga Kanadaja.

Edhe pse situata aktuale është ende e paqartë pasi nuk dihet ende nëse PD do të çojë emrat zëvendësuaes, Ilirjan Celibashi shprehet se kjo histori është e përsëritur pasi klasa politike e gjen gjithmonë zgjidhjen në momentin e fundit.

“Ekziston mundësia që secila prej forcave politike të bëjnë lojën e vet në lidhje me këtë çështje. Këtu makinacionet politike të minutës së fundit, ofrojnë dhe zgjidhje”, u shpreh Celibashi për Ora News.

Mandati i mbaron 2 anëtarëve të propozuara nga PD, Vera Shtjefnit dhe Hysen Osmanit, anëtarit të PS Bledar Skënderit, si dhe Gëzim Veleshnja i propozuar nga LSI gjatë kohës që ishte në qeveri.