Lajme nga Bota

Modeli francez dhe ligji i ri për të gjithë ata që kanë biçikletë

Modeli francez dhe ligji i ri për të gjithë ata që kanë

Franca propozon një ligj të ri ku çiklistët francezë, por edhe njerëz të zakonshëm duhet të regjistrojnë biçikletat e tyre në një bazë të dhënash kombëtare për të reduktuar rastet e vjedhjeve, por edhe për të shtuar përdoruesit. Pronarëve të biçikletave do t'u jepet një certifikatë pronësie e ngjashme me dokumentet e makinave të cilat do t'i paraqiten policisë nëse biçikleta vidhet ose në rast se do të shitet.

Propozimi është pjesë e projektit "Plan Velo" prej 350 milionësh që do zbulohet nga qeveria përpara fundit të vitit. Pritet që të hyjë në fuqi në vitin 2020 dhe synon të trefishojë numrin e udhëtimeve me biçikletë deri në vitin 2024.

Përveç krijimit të shumë rrugëve korsive për biçiletat, plani përfshin masa sigurie dhe një program për të mësuar fëmijët se si ta ngasin e të shkojnë në shkollë me to. Qeveria mendon gjithashtu të stimulojë njerëzit që shkojnë në punë me biçikletë, duke u ofruar asistencë financiare, që shkon deri në 400 euro në vit.

Plani që do financohet në shtatë vjet, synon të rrisë përqindjen e njerëzve në Francë që udhëtojnë me biçikletë nga 3% në 9%. Shoqata franceze e çiklizmit VeloPerdu (LostBike) thotë se rreth 1100 biçikleta vidhen çdo ditë në Francë, një total prej 400,000 në vit. Ka rreth 21 milion biçikleta në Francë./ The Guardian/ Tiranapost.al