• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Modele nga 1 deri te Adrola


    Sa herë që lexoj revistat e huaja të modës, rrallëherë më bie në sy modelja. I zgjedhin me tipare të zbehta dhe i quajnë “kameleon”, sepse mund t’i përshtatin sipas sfilatave apo editorialeve. Adrola Dushi, nga ana tjetër, është nga ato modele që nuk qëndron në hije. Ka tipare të theksuara brune, fizik të bukur por pa forma. Tamam siç duhet të jenë modelet në fund të fundit. Për shkak të tipareve, nuk i shkojnë të gjitha llojet e dizajneve dhe ngjyrave. Zakonisht për editoriale të rëndësishme, duhen dy ose më shumë figurante, Adrola do luante rolin e një Barbie brune.

    Modelet nuk para ndjekin modën për përditshmërinë, Gigi Hadid preferon xhaketat e lëkurës dhe pantallonat xhins. Cara Delevingne ka një stil pak më vintage, por shumica i referohen gardërobës bazike (meqë trendet i provojnë mjaftueshëm në sfilata).

    Adrola gjithashtu ka atë stilin e saj, disa herë e shoh casual dhe ndonjë detaj glam, herë herë klasike. Shohim 10 veshje me detaje, pesë të parat janë më të mirat.

    (Foto nga Instagram)

    Nuancat e ngrohta ia nxjerrin më në pah tiparet. Harmonizohen me flokët dhe lëkurën.

    (Foto nga Instagram)

    Jo vetëm nuancat e ngrohta, por dhe natyralet ia vënë në pah detajet. Sidomos tani me modelin e ri të flokëve duket më me stil.

    (Foto nga Instagram)

    Mua më pëlqen Adrola pa make-up. Fiks kështu, me t-shirt dhe xhaketë. Minimaliste dhe me bukuri natyrale.

    (Foto nga Instagram)

    Pika e saj e fortë janë këmbët, ndaj fustanet që mbulojnë dekoltenë dhe i vënë në pah këmbët janë më të bukurat.

    (Foto nga Instagram)

    Kostumet mund të jenë në modë, por duan shumë kujdes në kombinim. Sidomos kostumet me fund laps, sepse mund të tregojnë më të madhe në moshë. Ama këtu Adrola duket shumë e vogël, me flokët dyngjyrëshe dhe këmishën me papion.

    Pesë sugjerime

    (Foto nga Instagram)

    Më pëlqen shumë kombinimi, thjesht mendoj që xhinset e zbardhura në këtë formë janë pak të vjetra si stil.

    (Foto nga Instagram)

    Adrola, për paradite nuk rekomandohen gjysmë çizme me takë kaq të lartë.

    (Foto nga Instagram)

    Streçet me gjysmë tyl nuk kombinojnë as me bluzën sport, as me atletet casual. Janë për yoga ose palestër, ndërkohë atletet vishen me fustane ose xhinse.

    (Foto nga Instagram)

    Fustani ka më shumë dekolte se sa duhet. Kombinuar me gjysmë çizmet bëhet paksa vulgar.

    (Foto nga Instagram)

    Nuancat e ftohta e tregojnë më të madhe në moshë, sidomos ky tonalitet i bojëqiellit. Ndoshta një rozë pastel do ishte më interesant.