Nën lupën e Stela Sallakut

Moda që erdhi nga politika. Pardesytë që nuk harrohen

Kujt nuk i kujtohen pardesytë që politikanët sollën si modë, për të mos thënë si uniformë që nga Edi Rama, Sali Berisha, Genc Ruli, Eduart Selami, Gramoz Pashko etj.

[caption id="attachment_184862" align="aligncenter" width="382"](Foto nga google.com)[/caption]

S`është për t`u çuditur fakti se në Shqipëri ndiqej moda në vitet 1990, por jo nga njerëzit e thjeshtë ama. Ata nuk e kishin atë mundësi të shihnin përtej kufirit rrethues të vendit tonë të vogël, edhe pse ndonjëherë valët e Mediaset-it i kapnin me antenat e bëra me mjete rrethanore. Por aq kishin në dorë, maksimumi t'i shihnin me sy modelet e vendit fqinj. Nuk e kam jetuar atë kohë,  gjithsesi dëshira për të njohur historinë e vendit tim më ka shtyrë të kërkoj më tepër për modën e atyre viteve.  

[caption id="attachment_184840" align="aligncenter" width="355"](Foto nga google.com)[/caption]

Ju kujtohet para disa ditësh artikulli “Ata kishin Alain Deon, ne kishim Ndriçim Xhepën”? Në përmbledhjen me veshjet më influencuese të kohës, njëra ishte dhe pardesyja bezhë me jakë të madhe dhe rrip në bel. Sot kjo prerje nuk konsiderohet më si mashkullore, pra janë eliminuar disa detaje si rripi i vendosur në bel aq lart, tokza plastike, dhe gjatësia. Gjithsesi në ato vite ka qenë ndër më të lakmuarat sepse e vishnin vetëm liderët e kohës.

[caption id="attachment_184838" align="aligncenter" width="900"](Foto nga google.com)[/caption]

Madje z. Berisha ka pasur disa të tilla në gardërobë, me prerje të ndryshme, kuptohet. Dizajni duket shumë i ngjashëm më pardesytë britanike të Burbery-t, edhe pse mund ta ketë qepur në rrobaqepsitë shqiptare.

[caption id="attachment_184836" align="aligncenter" width="385"] (Foto nga google.com)[/caption]

[caption id="attachment_184849" align="aligncenter" width="600"](Foto nga google.com)[/caption]

Të kishe një pardesy në ato vite konsideroheshe ndryshe nga turma, ndërkohë që ata kishin një kostum të zi. Dukeshe me stil, tërhiqje vëmendjen e mediave si dhe kolegët të respektonin. Nuk kishte limitim si sot, që nuk mund ta veshësh për raste zyrtare, sepse ka kaluar tek gardëroba kapsulë.

[caption id="attachment_184850" align="aligncenter" width="600"](Foto nga google.com)[/caption]

Disa kanë zgjedhur prerje oversize, me rrip edhe tek mëngët dhe preje asimetrike në kapakët e sipërm. Vishej mbi kostum, nëse moti ishte i ftohtë, ose thjesht me një këmishë të bardhë dhe kravatë. Kaq thjesht, pa aksesorë ose këpucë krokodili. Por me një vetëbesim të theksuar se ishe në rregull me modën, jo për gjë por të njëjtën e veshi dhe Ndriçim Xhepa./Tiranapost.al

[caption id="attachment_184852" align="aligncenter" width="608"](“Të mos heshtësh”,  foto nga youtube.com)[/caption]

[caption id="attachment_184851" align="aligncenter" width="734"](“Telefoni i një mëngjesi”, foto nga youtube.com)[/caption]

[caption id="attachment_184835" align="aligncenter" width="381"](Foto nga google.com)[/caption]