Showbiz

Moda e re e Instagramit. Bëj makarona vetë

Moda e re e Instagramit. Bëj makarona vetë

Kush i ka provuar makaronat e bëra vetë ua di rëndësinë. Gratë korçare i bënin vetë petkat, i thanin e pastaj i zienin në dimër dhe e bëjnë ende sot. Po kush do ta mendonte se do vinte një ditë që të bësh makarona vetë që nga brumi e deri tek dhënia e formës do ishte kaq në modë. Blerina Bombaj ka postuar vazhdimisht foto duke i përgatitur dhe është aq qejf ky proces sa i janë bashkuar herë pas herë dy ndihmësit e vegjël, vajza dhe djali. Ka pajisje që të ndihmojnë të sheshosh brumin, t`i presësh dhe t`u japësh formën që dëshiron. Madje edhe më të bukura se ato të dyqanit.

https://www.instagram.com/p/B19lUPgl5BJ/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/B2JszMghXn_/?utm_source=ig_embed

Blogu “Dolcesalato_Eneda” është një blog i bazuar vetëm tek pastat e bëra vetë: linguine, si yje, si fjongo apo ravioli të gjitha llojet e formave i bën Eneda që dashurinë për makaronat e ka shndërruar në art dhe ka krijuar një faqe Instagrami gjithë ngjyra.

https://www.instagram.com/p/B2E4An4ocjC/

https://www.instagram.com/p/B1wXuMYItGe/

https://www.instagram.com/p/B1qn7a2oV9C/

Kurse vajza e blogut “Cucina Diveti” s`e ka asgjë përgatitjen e makaronave se bën mrekullira me brumin. Ajo bën petulla, bukë, torta dhe makaronat sigurisht. Meqë janë tendenca më e re e Instagramit. Dhe duket fiks siç e ka thënë: “Nga një grusht miell dhe pak ekstrakt spinaqi, u krijua një copë mëndafsh”.

https://www.instagram.com/p/B2L-9kGAYGr/

https://www.instagram.com/p/B2JlqZWAsQu/

https://www.instagram.com/p/B1EI5vGoK6c/

https://www.instagram.com/p/B1LRV5ioebL/

https://www.instagram.com/p/B0I4Q3lIFDA/

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije