• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Lifestyle TIP top

    Moda dhe horoskopi. Lini shenjën zodiakale të jetë guida juaj


     

    Planetet dinë shumë edhe për stilin tuaj, ngjyrat, prerjet, siluhetat, etj.

    Dashi

    ho1dashi

    E kuqja është ngjyra e fuqisë suaj, por gjithashtu edhe një tendencë e sezonit. Provoni një fustan si ky me jakë golf nga Victoria Beckham. Sigurohuni që ngjyra të jetë e plotë, jo si lëng ketchupi.

    Demi

    ho2demi

    I qëndrueshëm dhe praktik, Demi duket shumë bukur me këtë kombinim nga Michael Kors, pasi tenton natyrshëm drejt kakisë. Palat nuk janë të përshtatshme për këtë shenjë, një pardesy e tillë dhe një palë pantallona që nxënë edhe shoqen tuaj. Dhe mos harroni vathët mega.

    Binjakët

    ho3binjaket

    Do t’ju duhet të zgjidhni ngjyra pop këtë vit (të preferuarat tuaja) dhe ne ju rekomandojmë të verdhën (ose portokallinë ndoshta). Delpozo pati idenë gjeniale ta kombinonte këtë ngjyrë me violet këtë sezon.

    Gaforrja

    ho4gaforrja

    Fjala që dominon tendencat tuaja: Frudat! Si një nga shenjat zodiakale më të obsesionuara pas modës, pëlhurat janë pak problematike. Asimetria u jep edhe veshjeve më të strukturuara një dozë të ekzagjerimit.

    Luani

    ho5luani

    Duket po aq luksoze sa veluri dhe nuk është ngjyra e ujërave mbretërore të Dion Lee, as kafja e kuqërremtë e Ulla Johnson, por fustani i kokteilit ngjyrë gold nga Jason Ëu që tërheq me njëherë vëmendjen.

    Virgjëresha

    ho6virgo

    Virgjëresha ka një qasje të të qenit boho, diçka e ngjashme me këmishat e punës stil kauboj si ky stil i Raf Simons. “Go West young lady”—sepse kjo do të jetë kryefjala e kësaj vjeshte.

    Peshorja

    ho7peshorja

    Më shumë klasike, këmisha me vija apelon për sensin e elegancës dhe ekuilibrit tek Peshorja. Sandalet në stil skllavi dhe mëngët e mëdha janë më shumë Wall Group se Wall Street.

    Akrepi

    ho8

    Këto taka velur me lidhëse do të kthehen në një trend në vetvete. Stilistët Jonathan Simkhai dhe Pamela Roland i vendosën ato në plan të parë.

    Shigjetari

    ho9

    Kadifeja është në një rikthim të fuqishëm për disa persona. Marc Jacobs i ka dhënë një qasje jo vetëm komfort, por edhe hip-hop këtij look-u.

    Bricjapi

    ho10

    Vjeshta e 2017-ës është bërë për ju. Kostume dhe shumë zgjedhje të tjera deri tek minifundet, tendenca të Raf Simons dhe Calvin Klein.

    Ujori

    ho11

    Siluheta shumë interesante si p.sh ajo e Lurex, do të jenë kryefjala e Ujorit për këtë sezon. Ky kombinim në ngjyrën e ujrave chic është shumë klas.

    Peshqit

    ho12

    E thjeshë: pink! Një ngjyrë e butë dhe e bukur që ka marrë një dimension të ri këtë sezon. Çdo lloj zgjedhje që të bëni, ky fustan nga Rossie Assoulin do të ishte gjithmonë top.