SPORT

Mkhitaryan kërkon largimin nga United

Pasi ndoqi gjatë verës Nainggolan, Vidal dhe Pastore, te klubi i Inter del një tjetër emër për të përforcuar ekipin, pas shpinës së Icardi: Henrikh Mkhitaryan. Sipas asaj që bën të ditur “Daily Star”, armeni nuk është i kënaqur me aktivizimin te Manchester United dhe ka kërkuar një takim me Jose Mourinho, për të kuptuar planet e trajnerit, duke marrë në konsideratë hipotezën e një largimi në janar dhe zikaltërit janë shumë të interesuar për situatën.

Për momentin është vetëm një thashetheme merkatoje që vjen nga Anglia. Spalletti nuk e ka fshehur kurrë nevojën për një element cilësor në gjendje që të përmirësojë lojën e ekipit dhe të furnizojë qendërsulmuesin Icardi. Mkhitaryan mund të jetë zgjedhje e duhur. Një ide shumë interesante që mund të konkretizohet në janar, pa një kosto të lartë ekonomike sepse paràtë për blerjen e armenit do të vijnë nga shitja, gjithmonë e më e mundshme e portugezit, Joao Mario. /XH.K