SPORT

Mkhitaryan afër rikthimit tek Dortmundi

Jose Mourinho nuk po i beson aspak armenit, për shkak të disa paraqitjeve jo të mira, që për portugezin ‘ai gjithmonë duhet të japë më të mirën në fushë’.

Mkhitaryan në një situatë të tillë u gjend edhe vitin e parë, por më pas i tregoi Mourinhos se po gaboi me trajtimin që i bëri, ashtu siç po gabon edhe tani sipas shumë analistëve në Angli.

Borussia Dortmund që është e gatshme ta rikthejë lojtarin në Bundesliga. Një lëvizje e tillë është shumë e mundshme pasi vetë Jose Mourinho nuk e ka mohuar se mund të ketë largime në afatin kalimtar të janarit. /XH.K