Aktualitet Botë Te gjitha

Mjekët japin alarmin: 10 milionë njerëz në botë do të vdesin gjatë 2018 nga kjo sëmundje


Kanceri do të vrasë afro 10 milionë njerëz këtë vit, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se barra globale e sëmundjes po rritet, përkundër parandalimit më të mirë dhe diagnozës së hershme.

Rreth 18.1 milionë raste të reja me kancer pritet të regjistrohen gjatë gjithë vitit 2018 dhe ato do të rezultojnë me rreth 9.6 milionë vdekje, thuhet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.

Shifra paraqet rritje nga 14.1 milionë rastet e reja me kancer dhe 8.2 milionë vdekjet e raportuara në vlerësimin e fundit të agjencisë, gjashtë vjet më parë.

Në raportin e fundit, Agjencia thotë se një fokus i shtuar në parandalimin, duke inkurajuar njerëzit që të ushtrojnë të lënë duhanin dhe të hanë ushqime të shëndetshme, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë më herët se pret që sëmundja e kancerit të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në shekullin 21.