• Shqip
  • English
  • E hënë, 15 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Misteri i vrasjes së vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut


    Policia Malajziane po kërkon për 4 të dyshuar për vrasjen e gjysëm-vëllait të diktatorit koreano-verior Kim Jong-Nam. Besohet se vrasësit janë larguar në Malajzi të hënën e kaluar ditën që është vrarë dhe vëllai i liderit suprem të Koresë së Veriut.

    Kujtojmë se 4 njerëz të tjerë janë arrestuar dhe po hetohen. Policia beson se vrasësit kanë spërkatur në formën e një spreji helm në fytyrën e Kim Jong-un, teksa ky i fundit priste avionin për në Makau. Zv. Drejtori i Përgjithshëm i policisë malajzeze Noor Rashid Ismail ka identifikuar të dyshuarit në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Ai u shpreh se 4 të dyshuarit kishin pasaporta normale dhe jo diplomatike ashtu si u dyshua fillimisht.

    Katër personat e dyshuar të cilët po mbahen në arrest janë 2 gra (njëra Indoneziane, tjetra maljazeze) dhe dy meshkuj (njëri malazez, tjetri koreano-verior). Gruaj indoneziane ka deponuar në polici se ishte paguar për të kryer atë që ajo mendonte se ishte një “shaka televizive”, si tek videot “vetëm për të qeshur”.

    Sipas dëshmimtarëve Kim besohet se është sulmuar në aeroport nga dy gra të cilat përdorën një lloj kimikati në fytyrën e tij. Një imazh i zymtë i cili u transemtua në Korenë e Jugut dhe Malajzi, tregon se vrasësja është një grua e cila kishte një bluzë me mbishkrimin “LOL”.

    Ka patur edhe spekullime se qeveria e Koresë së Veriut ka inskenuar vrasjen, por ende nuk ka prova për këtë. Kim ishte i distancuar nga familja sidomos pasi, trashëgimnia e pushtetit ju la gjysëm-vëllait të tij më të vogël dhe jo atij vetë. Ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Makau, Kinë dhe në Singapor. Ai në të shkuarën kishte folur kundër kontrollit të Koresë së Veriut nga dinastia e familjes së tij dhe një libër e citon atë duke thënë se vëllait të tij më të vogël i mungon cilësia e lidershipit. Por, gjithashtu ky libër tregon sesi ai nuk ka ambicie të marrë në dorë pushtetin.