Aktualitet

Misteri i vrasjes së shqiptarit në Spanjë

Misteri i vrasjes së shqiptarit në Spanjë

Personi që shihni në foto është Ded Dokaj, 44 vjeç i cili tri ditë para se të vritej festoi ditëlindjen me familjen dhe të afërmit e tij. Ai u gjend i vrarë me një plumb në kokë brenda makinës, më 27 mars e ndërsa me datë 25 ishte shpallur i zhdukur.

Me origjinë nga Puka, Ded Dokaj ishte baba i dy fëmijëve dhe prej 20 vitesh jetonte në zonën spanjolle, Mazarron. Vrasja e tij mbetet mister edhe pse mediat spanjolle flasin për ndonjë konflikt të mundshëm apo ndonjë sherr që mund të ketë ndodhur në lokalin ku punonte, pasi ai ishte truprojë në një lokal nate në Spanjë. Megjithatë, të afërmit thonë se ai ishte njeri i rregullt dhe pa probleme.

Image result for Ded Dokaj,

Mediat spanjolle shkruajnë se 44 vjeç para se të vritej u torturua, por nuk dihet ende nëse është vrarë në makinë, apo në ndonjë vend tjetër dhe trupi më pas është dërguar pranë lumit Guadalentin. Autoritetet spanjolle po hetojnë për ngjarjen e rëndë, për të zbuluar mistetin dhe nëse kjo ngjarje lidhet me ndonjë krim mafioz, sipas autoriteteve spanjolle, raporton TV Klan./ Tiranapost.al.