Art & Kulturë Te gjitha

Mirush Kabashi paralajmëroi protestën e artistëve, Çuli i kujton rrogën


Pas deklaratave të aktorit, Mirush Kabashi në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në News24 dje, lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, ka reaguar drejtorit, Hervin Çuli.

Kabashi tha dje përballë Eni Vasilit se artistët kanë vendosur të hynë në grevë urie. Shumë nga artistët e Teatrit i kanë dhënë një ultimatum Qeverisë deri të premten për t’u tërhequr nga projektligji, përndryshe do të ngujohen brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar në një grevë dhe protestë pa afat.

Çuli në Facebook shkruan se Kabashi për 15 vite ka marrë rrogën në Teatrin Kombëtar dhe si aktor ka luajtur vetëm një herë.

Më poshtë statusi i plotë i Çulit në Facebook:

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.