• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Mirupafshim vapë! Nesër fillojnë shirat dhe ja sa do shkojnë temperaturat


    Nëse jeni ankuar për vapën, nga nesër do të nisin rreshjet e shiut. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron vranësira dhe më pas reshje shiu duke nisur nga mesdita, kryesisht në Veri të vendit.

    “Ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme në Veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkurtra në këto zona. Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë”, thuhet në parashikimin e SHMU.

    Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë:

    vendet malore 20 deri në 33°C

    vendet e ulëta 22 deri në 38°C

    vendet bregdetare 23 deri në 35°C/ Tiranapost.al

    *Foto nga @m0mentscaptur3d

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post