RajoniTe gjitha

‘Mirësérdhët në Ballkan’! Ivanov refuzon marrëveshjen e emrit


Esencë Editori/ Është tipike e sjelljes ballkanase, kjo që sapo ka ndodhur me presidentin Ivanov, i cili ka refuzuar të presë kryeministrin Zoran Zaev, i cili do i dorëzonte sot dokumentin e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Qëndrimi i Ivanov ishte e parashikueshëm dhe tani pyetja që shtrohet është: Sa do e vështirësojë përparimin e kësaj marrëveshje roli i presidentit maqedonas?

Kryeministri maqedonas Zoran Zeev ka shkuar të takojë presidentin George Ivanov për ta informuar dhe për të biseduar për marrëveshjen që arriti mbrëmë me homologun e tij grek, Aleksis Tsipras,  por Ivanov e ka refuzuar këtë takim, duke qëndruar vetëm dy minuta në zyrë. Sipas mediave maqedonase, Zaevi donte ti dorëzonte dokumentin e marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri, ‘Republika e Maqedonisë’së Veriut’, por sipas presidentit kjo marrëveshje nuk mund të arrihet me thjesht një bisedë telefonike dhe se duhet konsensusi i gjithë palëve politike dhe popullit. Kujtojmë se kjo marrëveshje përfshin ndryshime në Kushtetutën e (siç mori emrin);Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që Ivanov nuk e mbështet aspak./ Ky artikull u realizua për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

 

Arrihet marrëveshja për emrin!

Emri i ri i Maqedonisë/ Kathimerini artikull të veçantë me urimet e Ramës dhe Bushatit

27 vjet konflikt për emrin/ E gjitha për Aleksandrin e Madh u bë? Lexoni artikullin e BBC