Aktualitet Politikë Te gjitha

Mirëkuptoni emocionet e mia, pasi një ish polic reciton poezi….


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Lezhë në kuadër të fushatës së anëtarësimeve të reja në PS, një takim nuk kanë munguar batutat.

Në fund të fjalës së tij deputeti i Lezhës, Pjerin Ndreu recitoi një strofë të vjershës së Migjenit, “Kënga e Rinisë”. Rini thuaja këngës më të bukur që di ti…

Por mesa duket kjo emocionoi kryeministrin, siç tha dhe ai vetë me shaka, por që vlerësoi punën e Ndreut në Lezhë.

“Mirëkuptoni emocionet e mia pasi një ish polic reciton poezi.
Por më vjen mirë që këtu sot jemi me forumin e rilindur rinor të Lezhës falë pranisë së vazhdueshme të Pjerinit dhe Linditës në këtë zonë, pasi është shumë e rëdnësishme që deputetët të jenë pranë njerëzve”, tha Rama.