• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Shëndet Të gjitha TIP top

    Mirë u dobësova, po si t’ia bëj që mos shëndoshem më?


    Për të qenë më elegantë dhe të tonifikuar, nuk mjafton vetëm sporti dhe me siguri është e kotë të jetoni nën regjime dietike të rrepta. Ushqyerja gjithashtu luan një rol themelor në zhvillimin e muskujve.

    Dhe pasi të keni një strukturë të mirë të muskujve do të jeni në gjendje të hani shumë më tepër, pa frikë se do fitoni peshë, pasi muskujt konsumojnë shumë më shumë kalori sesa yndyrë.

    Disa ushqime të tilla si mishi, qumështi, djathi, vezët dhe peshqit mund të kontribuojnë për të pasur një masë të mirë të muskujve. Merita është e pasurisë së proteinave, të cilat favorizojnë ndërtimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e indeve. Sidomos kur janë të plota me të gjitha aminoacidet thelbësore, të cilat trupi nuk është në gjendje t’i sintetizojë dhe të cilat duhet të merren me ushqimin.

    Shumë ushqime janë një burim i proteinave edhe nëse ato nuk përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore. Për shembull, bishtajoret nuk përmbajnë shumë metioninë kurse drithërat nuk përmbajnë shumë lisinë. Për të qenë në gjendje të përfitoni nga e njëjta vlerë proteinike e ushqimeve që përmbajnë proteina të plota, është e këshillueshme t’i konsumoni së bashku gjatë të njëjtit vakt.

    Atëherë, çfarë të hani për të bërë muskuj dhe jo tule?

     

    Salmon

    Ka sasi të lartë të proteinave të plota me të gjitha aminoacidet thelbësore dhe shumë yndyrna të mira, Omega 3, të cilat promovojnë masë muskulare.

     

    Vezë

    Përmbajnë kolinë dhe shumë proteina me vlera të larta biologjike, të cilat janë thelbësore për shëndetin e muskujve.

     

    Fasule dhe drithëra integrale

    Bishtajoret janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave bimore. Për të rritur vlerën biologjike dhe për të siguruar të gjitha aminoacidet thelbësore, i kombinojnë ato në të njëjtin vakt me drithërat integrale (oriz, tërshërë, elb, thekër, etj).

    Kos

    Është i pasur me proteina, i dobishëm për shëndetin e muskujve dhe tonifikimin e indeve.

     

    Mishi i pulës

    Pula është një burim i shkëlqyer proteinash me vlera të larta biologjike, i dobishëm për shëndetin e muskujve. Përveç kësaj, përmban pak yndyrë

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690