Te gjitha Tech

Miqtë e Facebook-ut do na ‘ngatërrohen’ me ato të Instagramit


Nëse ke Facebook dhe Instagram, shanset janë të mos kesh të njëjtët miq që të ndjekin ose që ndjek. Zakonisht, miqtë në Facebook janë ata që njohim edhe në jetën reale, ndërkohë që në Instagram ka një përzierje miqsh dhe të huajsh dhe ato që na duken interesantë i pranojmë dhe i ndjekim.

Por Facebook do që ta ndryshojë këtë gjë. Me strategjinë për të lidhur më shumë dy platformat Facebook ka menduar që ashtu siç Instagram të sugjeron miq që ke në Facebook, të njëjtën gjë të bëjë edhe kjo e fundit me miqtë në Instagram.

“Ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për të ndihmuar njerëzit të lidhen me miqtë përmes platformave sociale. Ky funksion lejon njerëzit që kanë Facebook dhe Instagram të gjejnë miqtë e tyre nga dy anët”.

Facebook duket sikur po përpiqet të përfitojë nga Instagram-i, duke u mbështetur në faktin se këto kohë, Instagram po përdoret më shumë. Ka më shumë argëtim, më shumë foto etj. Mendohet të jetë një strategji që Facebook-u të mos bjerë në përdorim. Megjithatë, të presim e të shohim çdo ndodhë./ Marrë nga Quartz, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.