Showbiz

Miqësitë VIP? Ekzistojnë dhe këto vajza na e dëshmojnë

Miqësitë VIP? Ekzistojnë dhe këto vajza na e

Me siguri ata që thonë që mes vajzave dhe grave të njohura të ekranit nuk ekziston miqësia, ose nuk merr vesh fare nga miqësia ose me siguri do jetë mendje mashkullore. Sepse përtej paragjykimeve për “miqësitë VIP”, përtej lajmeve tek tuk për miqësi të prishura apo thashethemeve që figurat e njohura duan vetëm veten e tyre dhe janë xheloze për çdokënd tjetër që është po ashtu figurë e njohur, vetë vajzat e ekranit kanë treguar që miqësia e tyre janë si gjithë të tjerat dhe këtu fama nuk hyn hiç. Nga tapetet e kuqe të Hollivudit tek ato tonat, ja cilat janë miqësitë VIP që janë forcuar me kalimin e viteve.

Eva Longoria dhe Vicktoria Bekham duken shumë të afërta, nuk mungojnë daljet dhe pushimet bashkë me fëmijët ndërsa në dasmë Longoria ka veshur fustanin e bardhë të stiluar nga Beckham.

Eranda Libohova dhe Rovena Dilo kanë një miqësi disavjeçare. Edhe pse të dyja këngëtare, mes tyre konkurrenca nuk ndihet përpara miqësisë.

Elisabetta Canalis dhe Maddalena Corvaglia janë mikesha qëkur të dyja kanë qenë velina tek “Strichia la notizia” dhe nuk janë ndarë më kurrë.

Selena Gomez dhe Demi Lovato janë njohur në sheshxhirimin e “Barney and Friends”, kur që të dyja ishin nga 7 vjeç. S’ka si shoqet e fëmijërisë ë?!

Ilva Tare dhe Rudina Xhunga, përveçse ndajnë të njëjtin profesion, ndajnë dhe një miqësi të hershme, një miqësi që tashmë po ua kalojnë dhe vajzave të tyre, Melody dhe Alana.

Rihanna dhe Cara Delevigne nuk janë mikesha prej shumë kohësh, por tashmë takohen shpesh së bashku, marrin pjesë në të njëjtat festa dhe evente të botës së spektaklit.

Soni Malaj dhe Rezarta Shkurtaj nuk dihet prej sa vitesh janë mikesha. Ama rrjetet sociale tregojnë që ato dalin bashkë në shoqërinë e dy vajzave të tyre, Anna dhe Hera.

Kate Hudson dhe Liv Tyler janë njohur gjithashtu që fëmijë, për shkak të prindërve të tyre VIP (aktorja Goldie Hawn dhe Steven Tyler i grupit Aerosmith) dhe miqësia e tyre është forcuar më shumë pas vitit 2000, kur së bashku intepretuan në “Doktori i grave”. Liv Tyler është kumbara e fëmijës së parë të Kate./ Tiranapost.al