• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ministrja Xhaçka mes lotësh tregon amanetin që la major Tanushi nga Letonia


    Në ceremoninë e lamtumirës së major Klodian Tanushit, ministrja Olta Xhaçka foli mes dhimbjes për humbjen e jetës së tij, gjatë një misionit në Letoni, pas shpërthimit të një mine.

    Ministrja Olta Xhaçka ndau me familjarët dhe të pranishmit mesazhin – amanet të major Klodian Tanushit në 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO-s i cili duke uruar live nga Letonia ka thënë: Mbi interesat vetjakë të vemë interesat e shoqërisë!

    ‘Është e vështirë që këtë dhimbje ta përshkruaj me fjalë, por nuk është e vështirë të gjesh fjalët për trimërinë, profesionalizmin dhe shpirtin e sakrificës së major Tanushit’, tha ministrja Xhaçka ndër të tjera, ku tregoi se major Tanushi zgjodhi ti shërbente Forcave të Armatosura në sektorin më të vështirë, që lidhet me mjetet shpërthyese.

    “Njerëzit si Klodi që na bënë të ndihemi krenarë, na mbushin me forcë dhe optimizëm për të vazhduar me misionin tonë për paqen dhe stabilitetin’.

    Ministrja shprehu vlerësimet dhe nderimet edhe për familjarët e Majorit, të cilët tashmë do ndihen krenarë për sakrificën e majorit të shpallur Dëshmor i Atdheut të Kombit.

    “Fatkeqësisht dhimbja na u shtua përsëri, pas vdekjes së Zarife Hasanajt. Ndarja nga jeta e major Klodian Tanushit është aq e rëndë dhe aq e trishtueshme, sa është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të qetësuar sado pak zemrat e familjarëve. Edhe pse mirënjohja dhe krenari është pa kufi, sërish nuk mund ta zbusim zemrën e bërë gurë të familjarëve të tij. Jemi pranë tyre. Është shumë e dhimbshme edhe për mua që e kam njohur nga afër këtë ushtarak dhe që besoja se do ia dilte mbanë. Ai nuk ia doli duke na lënë një boshllëk të madh bashkë me humbjen e pakthyeshme. Por, ai është një njeri i rrallë. Majori e përmbushi me krenari misionin e tij, duke sakrifikuar jetën. Majori na la amanetin e fundit “mbi interesat vetjake, të vëmë interesat e gjithë Shqipërisë. Prehu në paqe të përjetshme heroi ynë, dëshmori më i ri i Atdheut”

    Ceremonia e mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar./ Tiranapost.al E.B

    Foto prekëse të vajzës së vogël dhe djemve të major Tanushit teksa mbahen homazhet në nder të tij

    Video/ I jepet lamtumira major Klodian Tanushit: Shpresuam për një mrekulli