• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Ministrja përplaset me ambasadorin britanik: E vetmja gjë që nuk do të më mungojë në Kosovë është kjo


    Takimi mes ministres së Integrimit Evropian në Kosovë, Dhurata Hoxha dhe nga ambasadori britanik, Ruairí O’Connell, nuk u mbyll në mënyrën e duhur dhe shkak u bë njoftimi për mediat pas përfundimit të tij.

    Në deklaratën për media shkruhej se ishte një takim i frytshëm, ku ishte diskutuar për “zbatimin e MSA-së, reformat si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut si he në veçanti procesin integrues”.

    Por ky njoftim është parë në mediat e Kosovës edhe nga ambasadori, që vendosi të reagonte në Facebook, me një ton jo shumë miqësor.

    Statusi i O’Connell nisi me këtë fjali: “E vetmja gjë që nuk do të më mungojë në Kosovë është praktika joprofesionale dhe jo miqësore e politikanëve të Kosovës për të vënë fjalë në gojën time”, më pas ai sqaron se çfarë u fol pas takimit me dyer të mbyllura.

    “Në fakt, unë nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë. As nuk e diskutuam. Ne nuk diskutuam për të drejtat e njeriut. Ne diskutuam për rregullin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë thashë që Kosova ishte në një pikë të rëndësishme dhe se duhej të ndërmarrë hapa për të pastruar politikën nga kriminaliteti. Unë nuk ofroi asnjë vlerësim për punën e institucioneve”, shkroi O’Connell në “Facebook”.

    Për të pranuar fajin, Ministria e Integrimit Evropian në Kosovës u justifikua kështu:

    “Zyra e Komunikimit dhe Informimit e Ministrisë së Integrimit Evropian, shpreh keqardhje për versionin e deklaratës, e cila kishte lëshime dhe ishte shabllon i përdorur më herët dhe i pakonfirmuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar”./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690