Aktualitet

Ministrja Kumbaro nuk i trembet Republikës së Re. Shihni çfarë zanati po mëson

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro duket se nuk i trembet aspak ndryshimeve në qeveri, të ndodhura së fundmi pas marrëveshjes Rama-Basha.

Ajo ka zgjedhur të mësojë një zanat, atë të punimit në tezgjah nga artizanet e Antigonesë. Duke qenë se pas 7 vitesh është rihapur Artizanet e Antigonesë në Gjirokastër, ajo është ulur dhe ka mësuar vetë se si bëhen këto punime që janë mjaft të kërkuara në tregun vendas dhe të huaj.

mirela

“Ky është një projekt që ne e kemi zhvilluar në disa treva të Shqipërisë, që nga Zogaj në Shkodër e deri në Antigone, këtu në Gjirokastër, nga Korça në Krujë, nëpër zona e fshatra në të cilat është ruajtur tradita e dijebëries, qoftë e punimit të leshit, e shajakut apo e qeramikës. Ministria e Kulturës ka një strategji për nxitjen e tyre jo vetëm si ruajtje e trashëgimisë kulturore, jo vetëm si ruajtje e artizanatit, por edhe për t’i nxitur komunitetet për një aktivitet ekonomik i cili nga mbështetja të mund të kthehet në një aktivitet të pavarur. E nisëm në Antigone, ku modelin e gjetëm të gatshëm, në këtë qendër të krijuar 10 vite më parë, por që për vite të tëra ky lloj aktiviteti ishte ndërprerë. Kjo është arsyeja pse me këtë aktivitet ne nisëm inaugurimin e një serie të tërë punimesh. Jam shumë e kënaqur të shoh këto gra të cilat e përcjellin punën në breza të ndryshëm. Kemi detyrë jo vetëm t’I mbështesim dhe t’i nxisim, por edhe të mësojmë prej tyre”, tha Kumbaro ndërkohë që edhe punonte.

Në këtë projekt marrin pjesë rreth 30 gra e vajza nga kjo krahinë që do të mësojnë brezin e ri për të bërë tezgjah./E.D/ Copyright Tiranapost.al

miren