• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ministrja Gjonaj: SPAK do të jetë në funksion brenda këtij viti


    Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reforma në drejtësi kriteret kyç në procesin e afrimit të Shqipërisë në BE.

    Në një prononcim për programin anglisht të DW, ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, nënvizon se Shqipëria ka bërë përparime, por sipas saj: Korrupsioni nuk është vetëm një sfidë për Shqipërinë, por një sfidë në secilin vend, madje edhe në Europë.

    Ne kemi bërë disa përparime. Por natyrisht kjo nuk mjafton, sepse korrupsioni nuk mund të zhduket kaq thjeshtë brenda ditës.

    E pyetur nga gazetari i DW Max Zander lidhur me termat kohor të reformës në drejtësi dhe krijimin e strukturës SPAK, Gjonaj thotë për DW, se “besoj që deri në fund të këtij viti, por shpresoj edhe më herët, SPAK do të jetë në funksion dhe në veprim”./Burimi DW/Tiranpost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]