Aktualitet

Ministrja Gjonaj denoncon KLD: Fshehtas, i dha leje prindërore për 2 vite gjyqtarit Gjin Gjoni. Të anulohet ose...

Ministrja Gjonaj denoncon KLD: Fshehtas, i dha leje prindërore për 2

Në një deklaratë për mediat ministrja e Drejtësisë ka denoncuar vendimin që sipas saj KLD ka marrë në fshehtësi për gjyqtaririn Gjin Gjoni. Bëhet fjalë për futjen në shqyrtim në mbledhjen e KLD-së të datës 11 tetor të një vendimi për leje prindërore 2 vjeçare për Gjin Gjonin.

[caption id="" align="alignleft" width="368"]Gjyqtari Gjin Gjoni[/caption]

Vendimi është marrë me argumentimin se është bërë me vajzë dhe do i duhet të udhëtojë shpesh vizita në shtetin gjerman ku ndodhet familja e tij.

Ministrja për këtë thotë se vendimi është marrë në fshehtësi dhe as nuk është pasqyruar në faqen zyrtare të KLD-së dhe njofton se do i drejtohet zyrtarisht këtij institucioni të anulojë vendimin, në të kundërt do i drejtohet komisionit të Venecias.

"KLD është riafirmuar si mishërim i drejtësisë së vjetër klienteliste dhe të korruptuar. Veprimet janë në shkelje të rëndë të rregullave proceduriale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Ky akt administrativ i KLD-së i marrë në procedurë të parregullt është absolutisht i pavlefshëm. Kjo kërkesë e pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së çka e bën shumicën e këtij institucioni autore të një vendimmarrjeje haptazi të paligjshme", deklaroi Gjonaj./ Copyright Tiranapost.al