• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ministrja Shahini: Tre ditët e para mësimi do jetë më fleksibël, të kalojmë gjendjen emocionale që la tërmeti


    Ministria e Arsimit ka gati plani për zhvendosjen e nxënësve nga shkollat e dëmtuar për të filluar më pas normalisht mësimin.

    Sipas ministres Besa Shahini, në tre ditët e para rifillimi i mësimit do të bëhet me fleksibilitet dhe do të fillohet me një informim për t’u mbrojtur dhe më pas për të marrë masa në rast emergjence.

    Pjesë nga deklarata:

    Transporti i nxënësve është siguruar tashmë nga Zyra Vendore Arsimore Vorë dhe mësuesit do t’i shoqërojnë nxënësit nga Marikaj tek shkolla pritëse. Mësuesit e dy shkollave kanë dy ditë që përgatiten për rifillimin e mësimit, duke bërë planet e daljeve emergjente të sigurta në rast tërmeti dhe duke u përgatitur për pritje të ngrohtë të nxënësve.

    Tre ditët e para le ta nisim me fleksibilitet mësimin dhe të mësojmë ndjesitë e nxënësve, në mënyrë që ta kalojmë këtë gjendje emocionale që la pas tërmeti i 26 Nëntorit dhe pas-tërmetet që vijuan. Çdo shkollë tashmë ka një plan të qartë dhe të detajuar për mbrojtjen ndaj dukurive natyrore siç është tërmeti, si dhe për daljen emergjente të të gjithë nxënësve dhe mësuesve nga godinat e shkollave. Çdo kat ka një koordinator përgjegjës për daljen emergjente./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post