Nën lupën e Stela Sallakut

Ministrja e arsimit që vishet si nxënëse

Ministrja e arsimit që vishet si nxënëse

T`ju them të drejtën, kohët e fundit kam parë më shumë nxënëse që duan të vishen si ministre. I sheh me funde laps, xhaketa kostumi, të krehura aq bukur sa s`ka. E kur sheh një ministre arsimi, që duket tamam si studente franceze, sikur lumturohesh. Ose të paktën lumturohem unë, që më duhet t`i shoh me lupë shpeshherë.

Rastësisht u njoha me profilin në rjetet sociale të ministres së Arsimit, Besa Shahini. Nuk të tërheq aspak vëmendjen veshja e saj, sepse është minimaliste dhe e thjeshtë. Ama detajet bien në sy menjëherë, sepse nuk i sheh askund tjetër. Ka stilin e saj, gjë që e bën të veçantë dhe të duket tamam si studente.

Pesë nga veshjet më interesante janë këto.

[caption id="attachment_327912" align="aligncenter" width="591"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ajo që të bie në sy menjëherë është jaka, e cila duket aq bukur kombinuar me bluzën e kuqe në qershi. Një look i rregullt tregon klas në çdo takim apo event.

[caption id="attachment_327901" align="aligncenter" width="591"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Detajet e vogla që ka këmisha e bëjnë një kombinim të thjeshtë mes një këmishe dhe një fundi të marrë vëmendje tjetër.

[caption id="attachment_327902" align="aligncenter" width="591"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Përveçse më pëlqen shumë ai shalli i kaluar rreth jakës, ajo që më pëlqen tjetër tek Besa është se nuk përdor thuajse fare truk. Jemi lodhur me hijezuesit dhe fytyrat e pudrosura nga cepi në cep.

[caption id="attachment_327909" align="aligncenter" width="473"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqen kombinimi i grisë dhe i të zezës. Duket “effortless”, ose me stil dhe pa u stërmunduar.

[caption id="attachment_327904" align="aligncenter" width="591"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ngjyrat pastel i vënë në pah flokët dhe tiparet grurë. Për një moment, kur pashë foton mendova mos ishte një konferencë studentësh. Veshjet minimaliste kanë një avantazh të madh, se bëjnë që të bien në sy tiparet më shumë se sa look-u.

Kam dhe pesë këshilla për Besën.

[caption id="attachment_327907" align="aligncenter" width="1024"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Kjo foto është shumë e bukur, ndoshta një nga më të bukurat që kam parë tek faqja zyrtare në rrjetet sociale. Ajo që do i sugjeroja është për ngjyrën e këmishës, ose pardesysë. Kjo jeshilja e bën të duket shumë “vintage”.

[caption id="attachment_327903" align="aligncenter" width="591"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Unë jam fanse e kombinimit të xhaketave me pantallona, veçse duhet të jenë më slim ose më flared. Kjo gjerësi, tek ne mesdhetarët nuk duket mirë.

[caption id="attachment_327906" align="aligncenter" width="1024"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Me këtë xhaketën do i shkonte shumë mirë një golf gri, ose gjysmë golf.

[caption id="attachment_327908" align="aligncenter" width="1280"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqen shumë këmisha, jaka dhe detajet tek busti. Do doja ta kishte futur në pantallona (ose fund, sipas rastit), sepse duken këmbët më të gjata.

[caption id="attachment_327905" align="aligncenter" width="591"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Me këtë kombinim do i shkonin më shumë një palë kitten heel, ose këpucë me takë fare të ulët. Nuk dalin nga korniza e stilit minimalist, thjesht tregojnë këmbët më të gjata. Edhe pse e kuptoj që Besës i pëlqen thjeshtësia më shumë.