Aktualitet

Ministrja Denaj prezanton paketën Moneyval: Siguri më të lartë ndaj rrezikut të parasë së zezë

Ministrja Denaj prezanton paketën Moneyval: Siguri më të

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj prezantoi sot në seancën në Kuvend paketën e re të quajtur Paketa Moneyvaj. Bëhet fjalë për një paketë prej 5 projektligjesh, që ka si qëllim përmbushjen e rekomandimeve që i janë dhënë vendit tonë nga Komiteti i Këshillit të Europës për Parandalimin dhe Pastrimin e Parave dhe Luftës kundër Financimit të Terrorizmit.

Këto projektligje parashikojnë për disa ndryshime në ligj konkretisht lidhur me:

-regjistrimin e biznesit

-procedurat tatimore

-Masat kundër financimit të terrorizmit

-parandalimin e pastrimit të parave

-financimin e terrorizmit

-administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara

Ministrja tha se këto objektiva tregojnë për siguri më të shtuar dhe rrezik më të ulët nga terrorizmi, gjithashtu reduktim të informalitetit në ekonomi; përdorimit të parasë fizike; siguri të shtuar financiare dhe bankare; reduktim të ndikimit të praktikave të pastrimit të parave dhe për pasojë reduktim të efekteve negative në jetën ekonomike dhe sociale të çdo qytetari.

“Në tërësinë e saj, Paketa ligjore Moneyval, e përbërë nga këto 5 projektligje, përmbush në një kohë të shpejtë mangësitë teknike të evidentuara dhe rekomandimet të cilat konsiderohen prioritare dhe të një rëndësie të veçantë. Më tej fokusi do të jetë në një angazhim të shtuar ndër-institucional në mënyrë që të sigurohet përputhshmëri në rritje e efektivitetit në zbatimin e detyrimeve ligjore”, tha ministrja Denaj./Tiranapost.al. E.B

Videon e plotë e gjeni si më poshtë me fjalën e ministres e gjeni si më poshtë: