Lajme nga Bota

Ministrja australiane Lay dhe dorëheqja e saj...

Ministrja australiane Lay dhe dorëheqja e saj...

Vijojnë skandalet e figurave të larta shtetërore. Pas Christine Legarde edhe Sussan Ley, ministre e Shëndetësisë së Australisë dha dorëheqjen.

Nëse Christine Legarde u gjobit për pagjegjshëmri dhe keqpërdorim të fondeve publike edhe Sussan Ley është akuzuar se ka blerë një apartament në Gold Coast me një vlerë prej $ 795,000 në Quenland me paratë e taksapaguesve.

Kryeministri Malcolm Turnbull tha për BBC se e kishte pranuar dorëheqjen e zonjës Ley edhe pse ajo deklaroi se kjo blerje është gjykuar gabim.

Turnbull ka premtuar se do të ngrejë një kontrroll të pavarur, bazuar në sistemin që ka Mbretëria e Bashkuar, për të mbikëqyrur shpenzimet parlamentare.

"Australianët kanë të drejtë të mendojnë që politikanët e saj shpenzojnë paratë e taksapaguesve duke siguruar në çdo kohë shpenzimet e tyre të punës".

Ai shtoi se: "Ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm me paratë e taksapaguesve."

Në deklaratën e saj të dorëheqjes, zonja Ley tha se nuk i kishte thyer rregullat, "jo vetëm për sa i përket të drejtave, por më e rëndësishmja nuk ka mthyer as kodin ministror të sjelljes".

Megjithatë, ajo tha se historiku i ngjarjeve të pakëndshsme të abuzimeve me fondet nga politikanët australianë ishte bërë një pengesë për qeverinë.

"Përderisa unë kam tentuar gjatë gjithë kohës të jem e përpiktë me rregullat dhe standardet, unë pranoj bezdinë e komunitetit, madje edhe zemërimin", tha Ley.

Malcolm Turnbull accepted Ms Ley's resignation on Friday

Si do funksionojë sistemi tani?

-Një person ose organizatë e re e pavarur do të mbikëqyrë shpenzimet parlamentare, duke zëvendësuar departamentin qeveritar.

-Deputetët duhet të rinovojnë shpenzimet e tyre mujore më tepër se dy herë në vit.

-Sistemi do të bazohet në modelin e Mbretërisë e Bashkuar, me një bazë të dhënash të kërkueshme.

-Nuk do të ketë "kosto materiale" në buxhet.

Skandalet e abuzimit me pushtetin në Australi:

Ish-kryetari i parlamentit Peter Slipper u dënua në vitin 2014 për abuzim të pandershëm i cili përdori paratë e taksapagueve për pushime tejet luksoze në një ishill të Canaberra. Ky vendim u shfuqizua më vonë sepse u pretendua se nuk kishte prova që tregonte se udhëtimi nuk kishte lidhje me punën.

Image result for Peter Slipper

Bronwyn Bishop, ish-politikan u detyrua të japë dorëheqjen në vitin 2015, pas përdorimit $ 5,000 të marra nga fondet publike i cili mori një charter për të pritur një politikan që merrej me fondet publike, një skandal që u quajt "Choppergate".

Image result for Bronwyn Bishop

Në tetor, politikan i lartë Victorian Steve Herbert kërkoi falje për përdorimin nga paratë e taksapaguesve i cili pagoi shoferin dhe naftën për tu larguar drejt shtëpisë me 120 km larg.

Image result for Victorian Steve Herbert