Aktualitet Sociale Te gjitha

Ministritë dhe organizatat bëhen bashkë për të drejtat e grave


Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj mori pjesë në konferencën “Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut.” Ajo u shpreh se do të ofrohet ndihmë juridike falas për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje.

Gjonaj tha se Ministira e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Brendshme kanë ngritur një zyrë koordinimi kundër dhunës në familje, ku priten gratë viktima të dhunës në familje, adresohen dhe referohen saktë problemet dhe shqetësimet e tyre tek institucionet përgjegjëse dhe ju ofrohet këshillim ligjor.

Ndër të tjera ajo tha se Ministria e Drejtësisë do të ngrejë 8 qendra në gjykata apo bashki ku do të ofrohet ndihmë juridike falas për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje./Tiranapost.al