BotëTe gjitha

Ministrit të brendshëm gjerman i kërkohet të lerë postin! Shkak bëhet një shaka pa kripë dhe historia e emigrantit


Në fillim kërcënoi se do jepte dorëheqjen nëse Merkel nuk arrinte një marrëveshje ‘të ashpër’ për emigrantët, e ndërsa tani të tjerë po i kërkojnë të largohet. Ministri i brendshëm gjerman është vënë nën presion për të lënë postin, pasi një prej 69 afganëve të dëbuar nga Gjermania javën e kaluar, për shkak të politikës së tij të ashpër, është raportuar të ketë vrarë veten me të mbërritur në vendin e tij.

Ishte në mesin e emigrantëve të dëbuar pasi ministri Hors Seehofer, bëri fushatë dhe vuri në fije të perit koalicionin me Merkel, duke kërkuar kthimin e të gjithë emigrantëve dhe kufizime më të rrepta për të pranuarit. Masterplani i tij është në kundërshtim me politikën e Merkel, me dyer të hapura. Seehofer bëri edhe shaka, duke thënë se 69 emigrantë afganë largohen në ditëlindjen time të 69-të dhe sipas autoriteteve afgane është një ofendim për jetën e tij, që tashmë nuk e ka.

Një zyrtar i ministrisë së brendshme mori konfirmimin për vdekjen e tij. Seehofer nuk dha asnjë koment pas lajmit. Por Gyde Jensen, një ligjvënëse për Liberal Demokratët liberalë dhe lidere e komitetit parlamentar për të drejtat e njeriut, kërkoi shkarkimin e Seehofer.

“Kushdo që feston 69 dëbime për ditëlindjen e tij është në punën e gabuar. Ka shkelur limitin e njerëzillëkut”, thotë ajo. Azilkërkuesi 23-vjeçar kishte jetuar në Gjermani për tetë vjet dhe ishte i mitur kur mbërriti atje./ Marrë nga The Guardian, përgatitur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.