• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lajme shkurt Politikë Të gjitha

    Ministria e Jashtme dënon sulmin në Siri: Akt monstruoz


    Sulmet me armë kimike në Siri nuk kanë lënë indiferente Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shqipëri. Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Ministria e Jashtme ka dënuar aktin e dhunshëm në Siri, duke e quajtur “akt monstruoz”. “Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë sulmin me armë kimike në Siri, kundër civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë. Ky akt monstruoz përbën dhunim të Konventës mbi Armët Kimike (CWC) dhe një tjetër veprim të patolerueshëm në konfliktin tashmë gjashtë vjeçar në Siri”, thuhet në reagimin e ministrisë.

    Gjithashtu Ministria e Jashtme mbështet çdo përpjekje për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm “në mënyrë që autorët të vihen para përgjegjësisë dhe thotë se ndalimi i armiqësive dhe arritja e një zgjidhjeje politike janë rruga e vetme për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe pasojave katastrofike të tij.”

    Sulmi me armë kimike ditën e hënë në Siri shkaktoi më shumë se 35 të vdekur, mes të cilëve shumë fëmijë. Që nga fillimi i konfliktit në Siri më shumë se 5 milionë sirianë janë larguar nga vendi i tyre ndërsa rreth 500,000 kanë gjetur vdekjen./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post