Politikë

Ministri Xhafaj na zbulon një 'skill' të ambasadorit Soreca

Ministri Xhafaj na zbulon një 'skill' të ambasadorit Soreca

Ekspert i Çështjeve të Sigurisë, kështu e përshkruan ministri Xhafaj ambasadorin Luigi Soreca pas një takimi qe e njofton në Twitter. Ministri Xhafaj thotë se bisedoi çështje të rëndësishme mbi prioritetet dhe pritshmëritë e BE e vendeve anëtare ndaj Shqipërisë në fushën e ligjzbatimit.

Më poshtë statusi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja takim shumë miqësor dhe profesional me një ekspert shumë të mirë të çështjeve të sigurisë: Ambasadorin e ri te BE Luigi Soreca. Trajtuam çështje të rëndësishme mbi prioritetet dhe pritshmëritë e BE e vendeve anëtare ndaj Shqipërisë në fushën e ligjzbatimit. Ambasadori më konfirmoi gatishmërinë për mbështetje e thellim të bashkëpunimit në fushat prioritare të MB e PSH, e një mbështetje aktive me programet e asistencës financiare dhe teknike për to. Javët në vijim do flasim për projekte dhe rezultate konkrete. Punë të mbarë z. Ambasador!

[caption id="attachment_278707" align="aligncenter" width="597"]Screenshot i postimit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj[/caption]