Aktualitet Te gjitha

Ministri Xhafaj i merr kryelajmin Edi Ramës. Tre televizionet Top Channel, Klan, Ora News thanë këtë gjë


Lajmi i parë që servirën sot edicionet qendrore të informimit në tre televizionet kryesore ishte padyshim deklarata e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në lidhje me akuzat që opozita ka bërë ndaj tij dhe vëllait të tij .

Titujt si më poshtë:

Top Channel: Xhafaj: Asnjë imunitet vëllait

“Zgjodhi vetë të ikte në Itali. Audiopërgjimi, shantazh”

Klan: Xhafaj: Audio-përgjimi, shantazh ndaj ministrit

“Manipuluesit do të përgjigjen penalisht’

Ora Neës: Asnjë arsye për dorëheqje

Xhafaj: Opozita shantazh publik kundër institucioneve të sigurisë

Gjithashtu, te të tre televizionet lami i parë është pasuar nga deklarata e kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat ndaj Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij Agron Xhafaj./Tiranapost.al