Kosova

Ministri serb i Kosovës i quan shqiptarët terroristë dhe gjakpirës

Ministri serb i Kosovës i quan shqiptarët terroristë dhe

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviç, i ka quajtur shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar.

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan

Një deklaratë të ngashme bëri disa javë më parë edhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Vesna Mikiç, e cila u shkarkuar nga Ramush Haradinaj.

Kujtojmë se më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur./Referuar mediave kosovare/Tiranapost/A.C