• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Ministri serb e thotë hapur: Synimi im është që askush të mos e njohë më Kosovën


    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç tha se puna e tij është që të sigurojë, që asnjë vend tjetër të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

    “Do të shkoj kudo sepse kjo është puna ime”, tha Daçiç për Radio-Televizionin e Serbisë.

    Sipas tij, Serbia po tregohet e sukesesshme në të bindurit e vendeve të tjera, që të tërheqin njohjen e Kosovës, por shtoi Daçiç, një gjë e tillë i shqetëson disa vende perëndimore.

    Daçiç po ashtu tha se vizita e tij e fundit në Afrikë ishte e sukesesshme, pasi ka njoftuar shtatë vende afrikane në lidhje me situatën në Kosovë.

    “Afrika për ne është shumë e rëndësishme sepse në Kombet e Bashkuara ka 53 anëtarë”, thënë Daçiç.

    Ai tha se e mbështet anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por tha se ruajtja e integritetit territorial është po ashtu një interes strategjik i Beogradit.

    Sipas të dhënave zyrtare, pavarësia e Kosovës është njohur nga 116 vende të botës. /Tiranapost.al/