• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ministri Salvini, status për kapjen e 28 vjeçarit për terrorizëm: Ja ç’kemi gjetur në shtëpinë e tij në Milano


    Një 28-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga policia e Ebasanit dhe Interpol Tirana. Si rezultat i operacionit, nga agjentët e Antiterroit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Itali, i Bledar Ibrahimit, 28 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Interpol Roma në datë 15.04.2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste, parashikuar nga neni 270 i Kodit Penal italian.

    Ky person më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

    Pas lajmit, ministri i brendshëm Matteo Salvini ka reaguar me një status në Facebook, ku falenderon autoritetet në Tiranë dhe tregon se Bledar Ibrahimi kishte qëllime terroriste ndërkombëtare. Gjithashtu Salvini thotë se në shtëpinë e 28 vjeçarit në Milano janë gjetur materiale të ndryshme, gjurmë kontaktesh me fondamentalistë islamikë dhe dokumente me foto dhe video duke i thurur lavde Xhihadit.

    Statusi i Salvinit si më poshtë: 

    Arrestato in Albania Bledar Ibrahimi, 28 anni, ricercato per associazione con finalità di terrorismo anche internazionale.
    Nella sua abitazione di Milano, era stato trovato materiale informatico, tracce di contatti con fondamentalisti islamici e documenti video/fotografici inneggianti alla Jihad.
    Grazie alla magistratura e ai nostri investigatori, a partire dal Ros, che non hanno mai mollato e grazie anche alle autorità di Tirana.
    NESSUNA tregua a criminali e a fanatici che ci portano la guerra in casa./ Tiranapost.al E.B

     

    VIDEO/ Një tjetër i arrestuar për terrorizëm në Shqipëri