Aktualitet

Ministri rus në Beograd: Me Serbinë kemi lidhje shpirtërore dhe diplomatike, por nuk i detyrojmë të zgjedhin

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi mbrëmë në Beograd se Rusia dhe Serbia janë partnerë që nuk imponojnë asgjë ndaj njëri-tjetrit duke u shprehur se Moska mirëpret përpjekjet e Serbisë në rrugën drejt BE-së, por gjithashtu në marrëdhëniet me aleancën euro aziatike. Pas takimit me presidentin serb Vuçiç, Lavrov ui tha gazetarëve se Rusia nuk i kërkon Serbisë t'i japë fund çdo lloj kontakti me vende të ndryshme në botë.

"Kemi qenë gjithmonë në favor të partnerëve që kanë lirinë e zgjedhjes dhe zhvillimin e lidhjeve të tyre politike”, tha Lavrov duke shkruar se nuk i frikësohej skenarit ukrainas që po ndodhte në Serbi.  "Nuk kemi frikë për Serbinë për aq kohë sa ka një qeveri të zgjedhur nga populli”. Ai theksoi se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë bazohen në të drejtën ndërkombëtare dhe interesave të përbashkëta. Lavrov përsëriti se vendet nuk duhet të  marrin në kosideratë pseu- zgjedhjen për të qenë ose me Perëndimin ose me Rusinë

Ai theksoi se Serbia po bashkëpunon me NATO-n, por gjithashtu me Organizatën e Traktatit të Sigurisë dhe theksoi se neutraliteti i Serbisë është një nga faktorët më të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkan. Ministri rus tha se ndihej si në shtëpi kur shkonte në Serbi dhe se kanë kaluar 180 vjet që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Lavrov theksoi se Rusia nuk do qëndrojë mënjanë nëse SHBA-të përfshihen në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.  Ai tha se BE duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të justifikuar rolin e ndërmjetësit në dialogun me të cilin është besuar.

"Ne e dimë se BE-ja po vendos disa kushte të pranimit në Union, ndër kushtet e tjera janë ato të politikës së jashtme, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë dhe njohjen e Kosovës". Ai tha se gjithnjë e më shumë vende në BE besojnë se politika e sanksioneve kundër Rusisë është kundër produktive dhe shtoi se besonte se ky paragjykim nuk do zgjaste shumë.

Lavrov tha gjithashtu se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve po rritet vazhdimisht dhe aktualisht tejkalon 2 miliardë dollarë dhe vuri në dukje se lidhjet ndërmjet dy kombeve janë shumë më të vjetra se marrëdhëniet e tyre diplomatike, duke iu referuar lidhjeve shpirtërore dhe fetare. Ai shprehu shqetësimin se çfarë po bëjnë amerikanët në qendrën në Nish.  "Në të njëjtin rajon në territorin e Serbisë, në Kosovë, bazuar në një vendim të OKB-së, baza amerikane ushtarake Bondsteel është krijuar dhe vendosur atje. Ka dëshmi të shumta se nuk është e qartë çfarë po bëjnë atje kolegët amerikanë. Tiranapost.al E.B

(Tanjug)

Sergei Lavrov