AktualitetPolitikëTe gjitha

Ministri Kotzias: Do zgjidhim problemet me Shqipërinë, në të kundërt s’do bëj pushime


Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se së shpejti do të zgjidhen problemet 70-vjeçare me Shqipërinë. Pas takimit me homogun e tij rus Sergei Lavrov në Moskë, Kotzias u shpreh i vendosur se nuk do të ketë pushime pa rregulluar më parë marrëdhëniet me Shqipërinë.


“Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë. Ndodhemi në procesin e zgjidhjes së problemeve që rezultojne që prej 70 vjetësh. Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur.” 

Ditën e djeshme Greqia zgjidhi mosmarrëveshjen disavjeçare me Shkupin për çështjen e emrit.

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Lorena Fjolla