Politikë Te gjitha

Ministri Klosi: Po verifikojmë të gjitha lejet e dhëna për HEC-e


Stafet tona tashmë kanë filluar punë për të gjitha lejet mjedisore që janë dhënë për HEC-et”, kështu ka thënë ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, duke vazhduar se: ne nuk jemi kundër bizneseve, nuk jemi kundër frenimit të iniciativave private në shërbim të industrisë dhe biznesit, por gjetja e një ekuilibri të qëndrueshëm është detyra jonë parësore”.

Ministria e Turizmit e Mjedisit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit pa nga afër dy laboratorët e rinj të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, konkretisht të Departamentit të inxhinierisë së Mjedisit dhe atij të hidroteknikës. /Tiranapost.al