Kosova

Ministri i Jashtëm hungarez: BE e padrejtë për vizat me Kosovën, ndërsa për Gruevskin...

Ministri i Jashtëm hungarez: BE e padrejtë për vizat me

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto i cili ndodhet në Prishtinë tha se BE po tregohet e padrejtë ndaj Kosovës lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, duke shtuar se Hungaria është ndër vendet që do mbështesë liberalizimin si dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi. I cituar nga mediat e Kosovës ministri i Jashtëm tha: Hungaria e mbështet liberalizimin e vizave. Qëndrimi i BE ndaj Kosovës për këtë çështje mendoj se është i padrejtë.

Deklaratën e bëri gjatë një konference për shtyp me homologun e tij të Kosovës Behgjet Pacolli. Pritet që Parlamenti Europian të votojë në fillim të dhjetorit, por kjo nuk mbetet e sigurtë pasi ka zëra se votimi mund të shtyhet. Ndërsa Komisioni Europian e ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizim. Referuar dialogut Kosovë-Serbi, Szijjarto tha se Budapesti e mbështet plotësisht procesin dhe pret finalizim të çështjes.

Ministri i Jashtëm u pyet edhe në lidhje me kërkesën e ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski për azil politik atje. Ai tha se çështja e tij është ligjore dhe jo politike. “Është në dorën e autoriteteve për të shqyrtuar kërkesën e tij."

Ndërsa Ministri Pacolli tha se qeveria është e interesuar të rrisë bashkëpunimin ekonimik me Hungarinë./ Për Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

http://www.tiranapost.al/te-mbaje-premtimin-per-vizat-ministrja-e-kosoves-e-shqetesuar-nga-zhvillimet-e-fundit/