Aktualitet

Ministri i dëborës!

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj, ndodhet në terren në zonat e mbuluara nga dëbora.
Ministri i dëborës!

Sokol Dervishaj mori postin e Ministrit të Transporteve në datën 8 shtator 2016, duke zëvendësuar Edmond Haxhinaston. Në ndryshim nga ministri i parë Dervishaj po përpiqet të jetë sa më afër qytetarëve.

Teksa Shqipëria është e pushtuar nga i ftohti siberian, Ministri prej tre ditësh ndodhet në terren, në zonat e mbuluara nga dëbora.

Njoftimet zyrtare të sjella nga kjo ministri shoqërohen me foto, ku duket ministri i mbuluar nga dëbora.

Duke parë këto foto lind pyetja: Përse po e bën ministri këtë, për show apo vërtet kanë ndryshuar politikanët shqiptarë?

sokol-dervishaj1

sokol-dervishaj3