Aktualitet

Ministri gjerman Shoible: Vetëm Merkel mund ta shpëtojë Europën

“Është bërë përgjegjësia e Gjermanisë të mbajë gjallë BE-në dhe vetëm Angela Merkel mund t’ia dalë këtij misioni, sepse asnjë tjetër në Gjermani apo Europë nuk mund të marrë këtë rol kritik”- kështu është shprehur ministri gjerman i financave Volfgang Shoible, një personazh shumë i njohur në arenën ndërkombëtare dhe veçanërisht në atë evropiane.

Ministri është një nga politikanët më me eksperiencë në Gjermani dhe gëzon një mbështetje masive në Partinë Kristian-Demokrate të Merkel. Në zgjedhjet brenda partisë për listat e deputetëve Shoible ka dalë i pari në rang kombëtar me 95% të votave dhe natyrisht opinioni i tij është tejet i vlefshëm dhe me influencë për opinionin publik.

shoible

Si një nga negociatorët kryesore me Greqinë për daljen nga kriza ai është një nga njohësit më të mirë të strukturës së Unionit Europian.