Kosova

Ministri gjerman: Premtimet e dhëna duhen mbajtur, Kosovës t'i hiqen vizat në BE

Ministri gjerman: Premtimet e dhëna duhen mbajtur, Kosovës t'i

Premtimet e dhëna duhen mbajtur, këtë tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas gjatë një takimi në Berlin me homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli për çështjen e liberalizimit të vizave. Në konferencën e mbajtur në Berlin, Heiko Maas tha se mbështet liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovoës dhe premtoi se qeveria e tij do të angazhohet, së bashku me partnerët evropianë që të votohet në Parlamentin Evropian dhe Komision, që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të lëvizin pa viza. Sigurisht që Heiko Maas nuk foli në emër të qeverisë gjermane, pasi edhe ministri i Punëve të brendshme atje Horst Seehofer dueht të tregojnë qëndrimin e tij, që pritet të reagojë.

Ja çfarë tha Maas: Premtimet e dhëna duhen mbajtur. E shohim se procesi i reformave në Kosovë vazhdon me vendosmëri.” Ndërsa Ministri Pacolli tha se pret që, sikurse është premtuar, të vihet në jetë liberalizimi i vizave. Kujtojmë se është hera e parë që Ministri Pacolli takohet me ministrin Gjerman. / Artikulli referuar Deutsche Welle.