Aktualitet

Ministri gjerman e konfirmon edhe në Tiranë: Gjermania kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Ministri gjerman e konfirmon edhe në Tiranë: Gjermania kundër

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë me homologun Ditmir Bushati konfirmoi se Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi i druhen një efekti domino.

“Sa i përket korrigjimit të kufijve, ne kemi zhvilluar biseda të ndryshme me përfaqësues të vendeve të rajonit dhe ekziston frika për shkëmbimin e zonave mes Kosovës dhe Serbisë, ekziston frika e një efekti domino. Ne e perceptojmë dhe kjo do të luajë një rol në vendimin e qeverisë federale, ndaj ne jemi skeptikë. Kjo çështje duhet të sqarohet për të mos shkaktuar problem shtesë përveç atyre që janë”, u shpreh ai./Tiranapost.al